Armando Sadiku fanellën e ndërron por zanatin e golave të shënuar si duket nuk e harron. Sulmuesi elbasanas shënoi sot në fitoren 2:1 të Legia Varshavës përballë Zaglebie.
Pas pjesës së parë pa gola, Sadiku shënoi në minutën e 57-të golin e parë për Legian, teksa Szymanski në minutën e 63-të shënoi edhe golin e dytë, duke sjellë siguri në ato momente për skuadrën vendase.
Fare në fund mysafirët me anë të Starzynski në minutën e tretë shtesë të takimit shënuan golin e nderit, për rezultatin përfundimtarë, Legia Varshavës 2, Zaglebie 1.
Për Sadikun ishte ky goli i dytë i shënuar në elitën e futbollit polak me fanellën e Legia Varshavës, skuadër kjo e cila pas 7 xhirove renditet në pozitën e tretë me 13 pikë, vetëm një pikë më pak se dy skuadrat kryesuese Leh Poznan dhe Zaglebie.