Ylli i Stouk Sitit, Xherdan Shaqiri do të mungojë në ndeshjen e rradhës të skuadrës së tij kundër Uest Bromuiç Albionit. Futbollisti shqiptarë u lëndua në ndeshjen ndaj Arsenalit javën e shkuar, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore minimale 1:0. Ende nuk dihet se sa kohë do të mungojë nga fushat e blerta, ndërsa lajmin për mungesën e tij në transfertën ndaj Uest Bromuiç Albionit, e konfirmoi edhe trajneri i Stouk Sitit, Mark Hjuz.
“Kanë kaluar vetëm disa ditë nga lëndimi i tij, ashtu që do të jetë shumë rëndë që ai të kthehet. Do ti japim aq kohë, sa mundemi dhe do të marrim vendimin e duhur” – tha trajneri i Stouk Sitit, Mark Hjuz.