Robert Levandovski ka qenë më i merituari për fitoren e Bajernit të Munihut në transfertën ndaj Verder Bremenit, skuadër kjo e cila u dorëzua në 20 minutëshin e fundit të takimit, kur në skenë te skuadra bavareze doli sulmuesi polak.
Levandovski golin e parë e realizoi me dhembër në minutën e 72-të, teksa vetëm tre minuta më vonë, pas një slalomi në mbrojtjen kundërshtare shënoi edhe golin e dytë.
Admir Mehmedi me Leverkusenin e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2 ndaj Hofenhajmit, edhe pse në dy raste avansonte ndaj skuadrës mysfaire.
Futbollisti nga Gostivari luajti që nga minuta e parë, ndërsa në minutën e 77-të u zëvendësua nga Ramalho. Me po të njëjtin rezultat 2:2 u mbyll edhe takimi midis Augsburgut dhe Borusia Menhengladbahut, teksa Vilfsburgu dhe Shtutgarti arritën fitore minimale ndaj Ajntraht Frankfurtit, gjegjësisht Majncit.
Ndeshja e fundit e së shtunës, është ajo midis Borusia Dortmundit dhe Hertës së Berlinit, ndeshje kjo që starton në ora 18:30.
BUNDESLIGA, Java II |
||
Augsburg | 2 – 2 | Monchengladbach |
Bremen | 0 – 2 | Bayern |
Frankfurt | 0 – 1 | Wolfsburg |
Leverkusen | 2 – 2 | Hoffenheim |
Stuttgart | 1 – 0 | Mainz |
Dortmund | 18:30 | Hertha |