Atmosfera që krijuan “Ballistët” në ndeshjen e fazës “play-off” ndaj Milanit në “Telekom Arena”, nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga trajneri i Milanit, Vinçenco Montella. Ai në konferencën për shtyp, përveç lëvdatave në adresë të futbollistëve të Shkëndijës, foli edhe për tifozët e Shkëndijës, të cilët krijuan një super atmosferë në ndeshjen e kthimit ndaj gjigandëve të Milanit, ndaj të cilëve në fund pësuan disfatë minimale, 0:1.
“Për tifozët e Shkëndijës kam vetëm fjalë të mirë, atmosfera ishte e shkëlqyeshme. Në planin teknik nuk jam i kënaqur, provova të eksperimentoj me një formacion të ri, të cilin e përgatitëm gjatë tërë javës, mirëpo që mendoj se tre futbollistët e repartit mbrojtës duhet të jenë më konkret në vendime e tyre para futbollistëve kundërshtarë” – u shpreh Montella, i cili fjalë të mira foli edhe për talentin e Shkëndijës, Enur Totre, i cili nga dita në ditë po rritet në një futbollistë të madh.