Tifozët serb nisin sulmet ndaj Skënderbeut

Menjëherë pas hedhjes së shortit në Europa League ka nisur përplasja virtuale mes tifozëve shqiptare dhe atyre serbë.

Partizani i Beogradit-Skënderbeu do të jetë më shumë se një ndeshje futbolli për shkak të historisë dhe tensionit mes dy vendeve.

Kjo “luftë” bëhet akoma edhe më e nxehtë kur në mendje vjen mbrëmja e 14 tetorit 2014 ku në përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në mes të stadiumit të Beogradit u ngrit droni me “Shqipërinë e madhe”, shkruan SYRI.net.

Më pas situata u tensionua akoma edhe më shumë ku tifozët brenda dhe jashtë fushë ushtruan dhunë fizike ndaj lojtarëve të Kombëtares shqiptare.

Në faqen e Skënderbeut ajo që bie në sy janë kërcënimet me vdekje të tifozëve serbë të cilët kanë postuar foto që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

 

Leave a Reply