Nuk ka më asnjë pengesë ligjore për aktivizimin me skuadrat kombëtare të Shqiëprisë për mbrojtësit Ivan Balliu dhe Bardhec Bytyqi.
Që të dy këta futbollistë janë pajisur tashmë me pasaporta shqiptare, pas miratimit të dekretit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Ivan Balliu, që luan me Metzin në Francë është grumbulluar nga trajenri Panuçi për dy ndeshjet e radhës, kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Ai tashmë është plotësisht i gatshëm për të veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ashtu që me shumë gjasa mund të debutojë që në ndeshjen e parë të 02 shtatorit, teksa mbrojtësi tjetër, Bytyqi, që luan në Danimarkë me Aalborg, është gati për trajnerin e kombëtares U-21, Alban Bushi.