Trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi e ka nisur me minirevulacion punën në stolin “kuqezi”. Panuçi ende nuk e publikuar listën, ndërsa ka planifikuar të grumbullojë 23 emra për dy ndeshjet eliminatore që Kombëtarja e Shqipërisë do t’i luajë ndaj Lihteshtejnit dhe Maqedonisë.
Sipas mediave shqiptare, për këto dy ndeshje, në listën e Ponuçit nuk bëjnë pjesë Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe. Ndërkohë pasardhësi i De Biasit, ka bërë ftesë për herë të parë për mbrojtësin e majtë të Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla.
Shqipëria ndeshjen e parë me 2 shtator e luan ndaj Lihteshtejnit, ndërsa të dytën me 5 shtator ndaj Maqedonisë në transfertë.