Kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani është vënë në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme ndaj Milanit të vlefshme për plej of të Liga Evropës. Hasani ankohet në lëndim dhe mjekët sygjërojnë që të ngelet jasht terrenit në ndeshjen e nesërme, njofton “infOSport”.
Ashtu siç mëson portal jonë, sipas disa informacioneve jozyrtare “Buba” megjithatë do të luaj nesër, duke mos dashur ta lë ekipin e tij në kësi lloj ndeshje të rëndësishme dhe historike.
Sa i përket formacionit, trajneri Qatip Osmani nuk e ka bërë të ditur, por në konferencën për shtyp deklaroi se skemat e lojës do të jenë më ndryshe nga ndeshja e zhvilluar në Itali. /“InfOSport.mk”