Mesfushori brazilian i Shkëndijës, Stenio Zhunior me shumë gjasa do të mungojë nesër në ndeshjen ndaj Milanit në kuadër të plej of-it në Liga Evropa, merr vesh “InfOSport. Zhunior kësaj radhe do të mungojë në fushën e gjelbërt jo për shkak të kartonave, por për arsye të lëndimit.
Braziliani është lënduar në ndeshjen e fundit në kampionat të zhvilluar të hënën ndaj Shkupit në Çair dhe si duket dëmtimi rezulton të jetë serioz që nuk do t’i lejojë Zhuniorit të jetë nesër në formacionin e trajnerit të Shkëndijës, Qatip Osmani.
Sipas të gjitha gjasave në vend të tij do të luaj sërish Besart Abdurrahimi, me trajnerin Osmani që mund të provojë edhe Bojkun si alternativ tjetër.
Takimi Shkëndija-Milani luhet nesër në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup me fillim në orën 20:45. /InfOSport.mk