Shkëndija U 19 do të luajë në grupet e UEFA Youth League, format i Ligës së Kampionëve për të rinjë. Duke fituar titullin e kampionit në Super Ligën e Maqedonisë për të rinjë, shpresat e Shkëndijës ishin në pritje të epilogut të disa ndeshjeve të skuadrave A në “play-off” të Ligës së Kampionëve Evropian, pasi UEFA pikërisht përmes koeficientëve të skuadrave që kualifikohen në grupet e ligës më prestigjioze evropiane për të rritur, fiton listën e ekipeve shpresa që do të luajnë në grupe.
Kështu pas epilogut të takimeve të mbrëmshme u bë e ditur se Shkëndija përfundimisht fiton të drejtën për të qenë pjesë e grupeve të UEFA Youth League, ndërsa konfirmimi erdhi sot nga UEFA që përmes Federatës së futbollit të Maqedonisë njoftoi se Shkëndija U 19 si kampione e vendit do të jetë pjesë e fazës së grupeve.
Kjo është mirënjohja e rradhës për punën që bëhet te skuadra e Shkëndijës, prej kur se kjo skuadër është në pronësi në kompanisë “Ecolog” me në krye Lazim Destanin, të cilët paralel me ekipin e parë vëmendje të madhe i kushtojnë edhe punës me kategoritë e reja.