Trajneri i Shkendijes, Qatip Osmani pret qe neser skuadra e tij te paraqitet me ndryshe nga ajo ndeshja e pare e 17 gushtit ne “San Siro”, kur skuadra e tij pesoi disfate me rezultatin 6:0. Numri nje i “kuqezinjeve” thote se e kane analizuar mire ndeshjen dhe gabimet nga perballja e pare ne Milano dhe se pret qe te njejtat te mos i perserisin ne ndeshjen e neserme ne “Telekom Arena”.
“Rezultati ne Milano eshte i rende per te arritur, mirepo do te luajme per nderin tone. Ne analizuam gabimet tona nga ndeshja e pare dhe besoj se neser do te kemi nje paraqitje me ndryshe” – tha Osmani ne konferencen per shtyp te organizuar per gazetare.
Prezenca e tifozeve ne “Telekom Arena” sipas tij do te jete e mireseardhur per Shkendijen, per te treguar cilesite e verteta dhe per te deshmuar edhe fjalet e homologut te tij, Vinçenco Montella, se rezultati i ndeshjes se pare nuk ishte real.