Montella: Rezultati i ndeshjes së parë me Shkëndijën jo i realt (VIDEO)

Trajneri i Milanit, Vinçenco Montella edhe njëherë tjetër ka treguar respektin ndaj skuadrës së Shkëndijës, shkruan “infOSport.mk”. Njëjtë sikurse edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë  në “San Siro” kur tregoi respekt maksimal për skuadrën tetovare, Montella, i tillë ishte edhe sot në konferencën për shtyp në Shkup, ku potencoi se skuadra e Shkëndijës nuk meritoi të humbiste me një reuzltat të tillë, 6:0.

“Dallimi midis Milanit dhe Shkëndijës nuk është aq shumë, sa që e tregon rezultati nga ndeshja e parë. Shkëndija thjesht u “dogj” në dëshirën e madhe për tu treguar sa më mirë para publikut italian dhe më gjërë” – u shpreh fillimisht Vinçenco Montella.

Ndërkohë në pyetjen e “infOSport.mk”, nëse nesër në “Telekom Arena” do të zbres me futbollistët e njëjtë, apo me futbollistë që nuk morrën besimin në “San Siro”, trajneri i “rossonerëve” erdhi me këtë përgjigje: “Sigurisht që do të ketë ndryshime për dallim nga ndeshja e parë. Ne luajmë në fundjavë kundër Kaljarit, ndërsa gjithashtu na presin edhe ndeshje të tjera, për të cilat duhet të jemi të përgatitur. Një pjesë e futbollistëve tanë gjithashtu do ti bashkohen reprezentacionit të Italisë, ashtu që do të ketë emra të ri, pasi një pjesë e atyre që luajtën në ndeshjen e parë kësaj here do të pauzojnë”.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit në program është nesër mbrëma me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Telekom Arena”, i cili pritet të jetë i stërmbushur me tifoz “kuq e zi”.

Drejteperdrejte nga konferenca e Milanit ne Shkup

Публикувахте от infosport.mk в 23 август 2017 г.

Leave a Reply