Napoli i Elseid Hysajt, Olimpiakosi i Besnik Hasit dhe Maribori i Valon Ahmedit ia dolën të kualifikohen në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve Evropian për sezonin 2017/2018.
Që të gjithë këta me skuadrat e tyre shënuan fitoret e duhura në përballjet kthyese të së martës, kur edhe përfundimisht prenë biletën e fundit për në ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve Evropian.
Përveç tyre biletën e prenë edhe Sëlltiku dhe Sevilja, skuadër kjo e cila eliminoi Bashakshehirin e Sokol Cikalleshit.
Vendimtare në kualifikimin e tyre për në grupe, ishte fitorja nga ndeshja e parë në Turqi, kur kishin shënuar fitore me rezultatin 2:1, pasi në ndeshjen e kthimit Sevilja dhe Bashakshehiri në “Ramon Sançez Pizhuan” barazuan me rezultatin 2:2.
Liga e Kampionëve Evropian Faza “Play-Off” |
||
FC Astana (Kaz) | 4 – 3 | Celtic (Sco) |
Maribor (Slo) | 1 – 0 | H. Beer Sheva (Isr) |
Nice (Fra) | 0 – 2 | Napoli (Ita) |
Rijeka (Cro) | 0 – 1 | Olympiakos (Gre) |
Sevilla (Esp) | 2 – 2 | Basaksehir (Tur) |
Skuadrat e nënvizuara me ngjyrë të gjelbërt, janë kualifikuar për në ndeshjet në grupe.