Ekipi i Futsal Shkupit, që u themelua vetëm tre vite më parë, aventurën e saj evropiane e nisi me një fitore bindëse ndaj izraelitëve të Makabi Tel Aviv, shkruan “infOSport.mk”. Ekipi bardhekaltër nga Çairi bëri një debutim ëndërrash në ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, duke mundur ekipin e Makabit me reuzltatin 5:1. Ylber Alili hapi serinë e golave, për të vijuar më pas atë në pjesën e dytë edhe Eljesa Neziri, Erkan Seferi dhe Orhan Ibishi, i cili realizoi dy gola.
Këta tre të fundit pas fitores së madhe dhe gëzimit në dhomat e xhveshjes, shpalosën një fanellë me mbishkrimin “Rexho for you” – “Rexho për ty”, duke i treguar shokut të tij të skuadrës se janë me atë, pas lëndimit që e pësoi vetëm disa ditë para udhëtimit të skuadrës për në Linz të Austrisë.
Sulejmani në një nga stërvitjet e skuadrës së Futsal Shkupit lëndoi ligamentet, duke e larguar atë nga palestra për disa muaj.