LK, 4 shqiptarë  mësojnë fatin e tyre sonte në mbrëmje

Sot në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian në program janë 5 ndeshje kthimi të fazës “play-off”.

Elseid Hysaj, Sokol Cikalleshi, Valon Ahmedi  dhe Besnik Hasi pikërisht sonte do të mësojnë fatin e tyre, nëse do të kalojnë në fazën në grupe ose jo.

Shanset më të mëdha i ka Hysaj me Napolin e tij, që luan sot në fushën e Nice. Napoli në ndeshjen e parë të zhvilluar në Itali shënoi fitore 2:0, ndërkohë që Hysaj, pas kartonit të kuq në kampionat, sot pritet të jetë titullar ndaj francezëve të Nicës.

Edhe trajneri i Olimpiakosit, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, ka shanse të kalojë më tej, pas fitores 2:1 në Greqi, por në Kroaci nuk do ta ketë të lehtë me Rijekën e Fatlum Zhutës.

Bashaksehir i Sokol Cikalleshit pas disfatës 1:2 në ndeshjen e parë në Turqi, do të ketë një mision shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit në Spanjë, ndaj Seviljës, skuadër kjo e cila do të ketë përkrahje të plotë nga tifozët e saj në “Ramon Sançez Pizhuan”.

Valon Ahmedi me Mariborin e tij do të kërkojë të përmbys rezultatin nga ndeshja e parë kundër Hapoel Ber Sheva, skuadër kjo e cila kishte shënuar fitore me rezutatin 2:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Izrael.

Të gjitha këto 4 ndeshje, me protagonistë shqiptarë do të startojnë në ora 20:45, teksa vetëm ndeshja midis Astanas nga Kazakistani dhe Selltikut starton në ora 17:30. Skuadra kampione e Skocisë thuajse ka siguruar një vend për në ndeshjet në grup, pas asaj fitore të thellë 5:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Skoci.

Liga e Kampionëve

Ndeshjet e kthimit të fazes “Play-Off”

22.08. 17:30 FC Astana (Kaz) Celtic (Sco)
22.08. 20:45 Maribor (Slo) H. Beer Sheva (Isr)
22.08. 20:45 Nice (Fra) Napoli (Ita)
22.08. 20:45 Rijeka (Cro) Olympiakos (Gre)
22.08. 20:45 Sevilla (Esp) Basaksehir (Tur)

 

Leave a Reply