Shkupi dhe Shkëndija të hënën në stadiumin e Çairit zhvilluan ndeshjen e fundit të javës së dytë në elitën e futbollit vendor. “Kuqezinjtë” nga Tetova, ashtu edhe siç pritej dolën fitues të këtij takimi, që pas 45 minutave të para u mbyll me barazim pa gola.
Megjithatë rrethanat ndryshuan në pjesën e dytë, kur vetëm pas 4 minutave lojë, Alimi me një predhë të vërtetë arriti që të mposht portierin Suat Zendeli.
Goli i dytë ishte pjesë e Besart Ibraimit, i cili penaltinë e përfituar nga ana e futbollistit të talentuar të Shkëndijës, Enur Totre e shndërroi në gol, teksa goli i tretë mban firmën e Marjan Radeskit, i cili shfrytëzoi një pasim nga ana e Besart Abdurrahimit.