Mançester Siti nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e fundit të javës së dytë në Premierligë ndaj Evertonit.
Everton shënoi e para në pjesën e parë me anë të Uejn Runit, ndërsa Mançester Siti deri tek barazimi arriti 7 minuta para fundit të takimit, me golin e Sterling.
Pas këtij barazimi, Siti ngritët në vendin e pestë me katër pikë, aq sa ka edhe Evertoni në vendin e tetë.
Vlen të ceket se Uejn Runi me golin e shënuar sonte bëhet futbollisit i dytë në histori që arriti të shënojë mbi 200 gola në Premierligë.
Runi tashmë numëron plotë 200 gola në këtë kampionat, ndërsa edhe Alan Shirer, ka të shënuar 260 gola me Blekbërnin dhe Njukasëll Junajtedin.