Pas Bonuçit edhe një tjetër futbollistë me peshë braktis Juventusin!?

Pas një jete të tërë të kaluar te Juventusi, mesfushori Klaudio Markizio është para ndarjes me klubin “juventin”, njofton  “Gazzetta dello Sport”, përcjellë “infosport.mk”. Mesfushori 31-vjeçar nuk është pjesë e projektit të klubit, teksa drejtuesit e klubit nuk e vendosën atë në listën e futbollistëve “të pashitur”. Pritet që në dhjetë ditët në vijim, kur edhe do të mbyllet merkatoja “zonja e vjetër” të pranoj oferta për Markizion dhe të njëjtat ti rishikojë.

Nëse vërtet ndodh një gjë e tillë, Markizio do të jetë futbollisti i dytë i rëndesishëm i kampionëve në fuqi të Italisë që do të braktiste këtë skuadër pas Leonardo Bonuçit, i cili këtë verë u transferua te Milani.

Markizio është një fëmijë i Juventusit. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm me fanellën “bardhë e zi”, me përjashtim të një sezoni kur si i rri luante me Empolin.

Leave a Reply