Përforcimi i rradhës i Milanit, Nikolla Kaliniç mëngjesin e sotëm arriti në klinikën “La Madonnina”, për të kaluar kontrollet mjekësore para finalizimit të transferimit të tij tek “milanezët”.
Saktësisht në ora 08:44 sulmuesi i Fiorentinës u mirëprit nga disa tofoz të gëzuar të Milanit, të cilët e prisnin atë para ndërtesës së klinikës.
“Jam i lumtur që jam këtu” – tha kroati 29-vjeçar.
Sipas informacioneve që vinë nga Italia, Kaliniç sezonin e parë do të luaj në formë huazimi te Milani, drejtuesit e së cilës skuadër më pas të do të jenë të obligueshëm për të blerë kartonin e tij, që kap vlerën e 25 milion eurove.
Pritet që ky transferim të finalizohet deri në fund të ditës së sotme.