Jasir Asani ndahet me Pobedën, transferohet jashtë vendit!

Jasir Asani më nuk do të jetë pjesë e Pobedës së Prilepit. Një gjë të tillë ka pohuar vetë futbollisti shkupjan përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”. Asani këtë verë la skuadrën e Shkupit, ku luajti pjesën e dytë të sezonit te vjetshëm si i huazuar nga Vardari.

Me bardhekaltrit u aktivizua në 14 ndeshje dhe shënoi tre gola, ndërkohë që për të dalë jashtë Maqedonisë u bë pengesë taksa e formimit, pasi klubi mëmë i tij e përfiton atë nëse Asani transferohet jashtë vendit deri në moshën 23-vjeçare.

Kështu ai iu bashkëngjit Pobedës, me të cilën luajti në dy ndeshje, një zyrtare dhe një miqësore, kur ndaj Belasicës kishte shënuar gol në fitoren 4:1 të skuadrës së tij.

Jo zyrtarisht “infOSport.mk” mëson se për shërbimet e Asanit insteresim ka shfaqur skuadra turke e Bursaspor, një skuadër kjo e njohur që vite me rradhë luan në superligën turke.

 

Leave a Reply