Seleksionuesi i Maqedonisë, igor Angellovski shpalli listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e rradhës kualifikuese në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2018-të që do të mbahet në Rusi, shkruan “infOSport.mk”.
Në mesin e futbollistëve që do të llogaritë Angellovski për këto dy ndeshje, ndodhen edhe 4 futbollistë shqiptarë, ndërsa për çudi në mesin e tyre nuk është edhe bomberi kërçovarë i Shkëndijës, dhe ndoshta sulmuesi më në formë Besart Ibraimi.
Për herë të parë ftesë për në përfaqësuesen A të Maqedonisë ka marrë edhe Visar Musliu, mbrojtës aktual i Vardarit, ndërsa gjithashtu në mesin e futbollistëve shqiptarë të ftuar bëjnë pjesë edhe yjet si Ferhan Hasani, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi.
Ndeshjen e parë në kuadër të grupit “G” Maqedonia do ta zhvillojë me 02 shtator kundër Izraelit në transfertë, teksa vetëm 3 ditë më pas në Strumicë të besuarit e trajnerit Angellovski do të përballen me Kombëtaren shqiptare.