Futbollisti kosovar i Rabotniçkit, Emir Sahiti me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdoj te gjigandën kroat, Dinamo Zagrebi. Ashtu siç merr vesh “Infosport”, Sahiti është në bisedime me drejtuesit e klubit të Dinamos dhe pritet që ditëve në vijim të bëhet edhe një takim mes palëve.
Skenderbeu të enjtën do të përballet në ndeshjen e dytë të plej of-it në Liga Evropa me Dinamo Zagrebin, ndërsa me këtë rast, palët mund të shfrytëzojnë momentin që të takohen dhe të arrijnë ndonjë akord mes vete.
Kujtojmë që talenti kosovar, me 15 shkurt ishte shumë pranë firmosjes së kontratës me Dinamo Zagrebin, mirëpo dështoi marrëveshja në moment të fundit për shkak të një lëndimi të futbollistët, që nuk ishte vërejtur nga mjekët e klubit të “romantikëve”.
Gjithsesi talenti Sahiti tashmë është rikuperuar plotësisht dhe është në formë shumë të mirë, ku mund ta kryej transferimin “bomb” te gjigandët e Kroacisë, Dinamo Zagrebi, nga e cila skuadër dalin yje dhe talent të mëdhenj të futbollit. /“InfOSport.mk”