Izair Emini ende nuk e ka zgjidhur çështjen e dokumentacionit për largimin e tij nga Kukësi. Problemi qëndron ende me drejtuesit e skuadrës së Kukësit, të cilët nuk i japin leje Eminit që të largohet.
Tetovari pretendon se i ka përfunduar kontrata me kampionët e Shqipërisë, ndërsa këta të fundit këmbëngulin se futbollisti ka ende një mërrëveshje me ta, pasi kontrata sipas një klauzole rinovohej automatikisht.
Kujtojmë që Emini është kthyer në Tetovë dhe po stërvitet me Shkëndijën, ku me shumë gjasa do të bëhet pjesë e “kuqezinjëve” për sezonin e ri.