Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovksi nesër do të publikojë listën me futbollistët që do t’i llogaritë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Izralit të vlefshme për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018.
Për Maqedoninë ky cikëll kualifikues është mbyllur që moti, ndërsa përfaqësuesja e vendit do të luftojë që të arrijë rezultate të mira për pozicion më të mirë në rang listën e FIFA-s. Maqedonia ndeshjen e parë e luan si mysafir ndaj Izraelit, ndërsa me Kombëtaren e Shqipërisë luan si vendas në stadiumin e Strumicës.
Angellovski listën do ta shpall nesër në hapësirat e federatës së futbollit të Maqedonisë me fillim nga ora 12:00. Pas 6 ndeshjeve të zhvilluar në këtë cikël eliminator të Botërorit, Maqedonia ka të regjistruar vetëm një fitore ndaj Lihteshtejnit.