Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka arritur në Prishtinë, ku do të takohet me drejtuesit e lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, nga presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe drejtuesit tjerë të federatës.
Gjatë ditës, i pari i UEFA-s, do të vizitojë stadiumin e Prishtinës, si dhe do të ketë takime me qeveritarë të Kosovës.
Më pas, ai do të mbajë një konferencë për media. Kjo është hera e parë që një president i UEFA-s e viziton Kosovën.
Gjithashtu kujtojmë se kjo është vizita e parë e Çeferinit që i bënë një vendi të Ballkanit, që prej se është emëruar si i parë i shtëpisë së futbollit Evropian, UEFA.