“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Milano
Sonte në mbrëmje në “San Siro” do të zhvillohet ndeshja e parë e fazës “play-off” të Liga Evropa midis Milanit dhe Shkëndijës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane në shkallët e stadiumit sonte pritet të ketë rreth 66 mijë shikues, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e rrethit të tretë ndaj Krajovas nga Rumania, shkruan “infOSport.mk”.
Deri më tani janë shitur rreth 30 mijë bileta, ndërsa duke pasur parasysh se edhe po aq abonentë të biletave sezonale ka skuadra e Milanit, sonte në “San Siro” që ka një kapacitet prej 80.018 vendeve, Shkëndijën e pret një atmosferë e zjarrtë si asnjëherë më parë.
Megjithatë ata nuk janë të vetëm, pasi sipas paralajmërimeve sonte në “San Siro” do të ketë afërsisht rreth 1000 tifoz shqiptarë, që do jenë në përkrahje të Shkëndijës.