Mediat italiane: Shkëndija, Milani i shqiptarëve të Maqedonisë

“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Milano


Milani i shqiptarëve të Maqedonisë! Kjo është Shkëndija, një skuadër që është mësuar të vuaj. Shkëndija është klubi kryesor nga Tetova, një qytet nga Maqedonia, mirëpo me shumicën e popullatës shqiptare. Marrdhëniet mes dy komuniteteve që jetojnë në këtë vend, nuk janë edhe aq të mira, duke përfshirë rivalitet territorial, gjuhësor dhe fetar, shkruan në artikullin e tij gazetari italian, Filippo Maria Ricci, i cili vijon shkrimin me kompaninë gjigande “Ecolog” në krye me Lazim Destanin, që vendosi të investojë te Shkëndija nga viti 2013-të.

Ai shkruan se kjo kompani gjigande ka shumë të holla dhe se ka riovuar stadiumin e Tetovës, mirëpo megjithatë jo në standardet e UEFA-s, ashtu që ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shkup.  Ai shkruan gjithashtu se Fali Ramadani, një menaxher i njohur në futbollin evropian është pjesë e Shkëndijës, një kub ky që në të kaluarën, gjatë viteve të 90-ta kishte mbajtur veshur fanellat e Milanit me sponzorët “Motta”.

 

Leave a Reply