Atmosferë me ngjyrat e vërteta “kuq e zi”, po mbizotëron në qendër të Milanos, ku për momentin “Ballistët” po krijojnë një atmosferë të shkëlqyer. Ata mëngjesin e sotëm arritën në qytetin e modës, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Numri i tyre nga minuta në minutë vetëm po shtohet, një sinjal ky i mirë që tregon qartë se Shkëndija sonte në “San Siro” do të ketë një përkrahje të madhe nga ana e tifo grupit “Ballistët”.
Ndeshja Milan – Shkëndija, starton në ora 20:45 dhe do të transmetohet drejtëpërdrejtë në “SuperSport 3”.
BALLISTËT DESH E "KALLËN" MILANON
Публикувахте от infosport.mk в 17 август 2017 г.