Ndeshja e së enjtes midis Milanit dhe Shkëndijës mezi po pritet nga të gjithë dashamirët e futbollit, e në veçanti nga ata fansa të zjarrtë të skuadrës tetovare, të cilët madje për skuadrën e tyre të zemrës dijnë të thurrin edhe poezi mjaft të bukura, që vërtetë ja vlen për ti lexuar.
Fansi nga Kumanova, një ish futbollist i Bashkimit, Kujtim Qaili, në profilin e tij në “facebook” ka postuar këtë poezi:
“Rruga hajrit, rruga mbar,
E’ u kthefshi, faqe bardh,
Dhe sëbashku, të pa ndar,
Suksesi juaj, na bën krenar,
Nëse lozni, sikur Luana,
Do t’kalohet, dhe Milana,
Ata kan emër, kan tradit,
Ti je shqiptar, aje tu e ditë,
Sot sfiton, aj që ka emër,
Po fiton kush lun, me zemër,
Jo nuk lun, vetëm Shkëndija,
Po meju është, e gjith shqiptarija,
Për motiv lexoje shkrimin,
Se shqiptari, snjeh dorëzimin,
Me motiv prej n’krye n’themër,
Jepni maksimum, luni me zemër,
Ku do t’shkoni, e ku do t’jeni,
Se ballistat, mbrapa i keni,
Lexo shkrimin, mbaje n’tru,
Fitorja juaj, shqiptarin e’ka nderu”.
Kujtim Qaili