Armend Alimi, i cili ishte njëri ndër më të merituarit për fitoren ndaj Vardarit në ndeshjen derbi të javës së parë në elitën e futbollit vendor, shprehet optimist edhe për super ndeshjen historike të skuadrës së Shkëndijës përballë gjigandëve të Milanit.
Edhe pse Milani është Milan, mesfushori kumanovarë beson se Shkëndija ka kualitet dhe forcë për tu paraqitur denjësisht në përballjen e se enjtes.
“Ne jemi këtu për lojën tonë, atë që dimë ta bëjmë më së miri, normal edhe sa do të na jepet mundësia edhe nga ana e kundërshtarit, mirëpo mendoj se kemi kualitet për të bërë një paraqitje dinjitoze edhe me Milanin” – tha Armend Alimi gjatë një konferencë të organizuar me gazetarë këtu në qytetin e Milanos.
Alimi gjatë këtij sezoni të ri ka shënuar dy gola, një në kampionat dhe një në garat evropiane, ndërsa gjithë ne shpresojmë se të shënojë edhe golin e tretë pikërisht në impiantin e bukur të quajtur “San Siro”.