Vardari i kundërpërgjigjet Fenerbahçes, prezanton dy futbollistë të rinj

Skuadra kampione në fuqi e Vardarit po mban hapin me kundërshtarin e saj në kuadër të fazës “play-off” të Liga Evropa, kur janë në pyetje përforcimet e reja në prag të përballjes së tyre të parë, që në program është me datë 17 gusht, në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, shkruan “infOSport.mk”.

Dy blerjeve të Fenerbahçes, Soldado dhe Zhuliano, Vardari u është kundërpërgjigjur me brazilianin Italo dhe ganezin, Kuajnor. Që të dy këta firmosën kontrata profesionale me Vardarin, drejtuesit e së cilës skuadër megjithatë për ndeshjen kundër gjigandëve turq, do të mund të regjistrojnë vetëm njërin prej tyre, njëjtë sikurse edhe Fenerbahçe.

Në këtë mënyrë krerët e të dyja skuadrave do të duhet shumë shpejtë të paraqesin “xhokerin” e tyre për ndeshjet e fazës “play-off” të Lliga Evropa.

Jo zyrtarisht mësohet se Fenerbahçe me shumë gjasa për ndeshjen me Vardarin në Shkup në UEFA do të paraqesë spanjollin, Roberto Soldado, teksa kampionët e Maqedonisë për ndeshjet me Fenerbahçen, pritet të regjistrojnë brazilianin, Hoze Oliveira dos Santos – Italo.


Lexo të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me ekipin e VARDAR-it.


 

Leave a Reply