Ekspedita e Shkëndijës para pak çastesh ka arritur në Milano, ku të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Liga Evropa kundër gjigandëve të Milanit, shkruan “infOSport.mk”.
Ata rreth orës 13:30 u nisën nga aeroporti i Shkupit, aty ku u mirëpritën nga numri një i skuadrës, Lazim Destani, i cili uroi që Shkëndija në këtë ndeshje të paraqitet në mënyrë të denjtë dhe të dëshmojë se jo rastësisht ka arritur deri në këtë fazë.
Публикувахте от infosport.mk в 15 август 2017 г.
Ata menjëherë pas zbritjes në aeroport me autobusin e klubit të tyre u nisën drejt hotelit, ku do të qëndrojnë gjatë këtyre tre ditëve, ndërsa gjatë ditës së nesërme është paraparë që të zhvillojnë edhe stërvitjen zyrtare para ndeshjes së madhe historike për klubin nga Tetova.
Bashkë me ekipin e Shkëndijës për në Milano të Italisë kanë udhëtuar edhe një numër i madh i gazetarëve, të cilët për së afërmi do të ndjekin këtë ndeshje, që në program është të enjten me fillim në ora 20:45.
Sipas paralajmërimeve në mediat italiane, në “San Siro” në ndeshjen ndaj Shkëndijës pritet të jenë prezent rreth 70 mijë tifozë.