Goli dhe asisti në fitoren bindëse 4:1 të Viteses ndaj NAC Breda në kampionatin holandez i siguruan Milot Rashicës një vend në formacionin e javës së parë të Eredivisie (Kategoria Superiore).
Sulmuesi i talentuar kosovarë i Viteses u vlerësua me notën e lartë, 8, dhe meritoi të ishte në “Top-11”.
Në repartin sulmues ishin edhe Matavc (nota 7.5) i Viteses dhe Lozano (7.5) i PSV Ajndhovenit. Pjesë e formacionit më të mirë të javës së parë në elitën e futbollit holandez nga rradhët e Vitese, ishin edhe mbrojtësi Bëtener dhe mesfushori Foor.