Kristiano Ronaldo nuk do të mund të luaj në ndeshjen e kthimit të Supërkupës së Spanjës që do të zhvillohet të mërkurën në Madrid. Arsyeja nuk është përgatitja fizike, por kartoni i kuq që mori në takimin e mbrëmshëm me Barcelonën.
Megjithatë, portugezi rrezikon edhe më shumë, pasi goditja që bëri ndaj referit kryesor në momentin që u përjashtua nga loja, mund t’i kushtojë shumë nëse Bengoeçea e regjistron në raportin e ndeshjes.
Sipas rregullave, dënimi në ndeshje të Superkupës nuk vlenë për kompecionet tjera.