Braziliani Filipe Kutinjo nuk është përfshirë në listën e futbollistëve nga ana e trajneri Jurgen Klop, për ndeshjet e fazës “play-off” në Ligën e Kampionëve që skuadra angleze do ti zhvillojë kundër gjermanëve të Hofenhajm.
Emri i brazilianit kohëve të fundit po lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra gjigande e Barcelonës, që te Kutinjo sheh zëvendësimin adekuat të Nejmar.
Ka qenë vetë Kutinjo, ai i cili ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për transferimin e tij në “Kamp Nou”, drejtuesit e së cilës skuadër deri më tani kishin bërë dy oferta në vlerë prej 72 milion, gjegjësisht 90 milion, por që ishin refuzuar nga ana e drejtuesve të Liverpullit.
Mbetet të shohim cila do të jetë oferta e tretë, dhe ndoshta e vërteta nga ana e krerëve të Barcelonës, të cilët pas disfatës së mbrëmshme të skuadrës së tyre përballë Realit të Madridit, ndoshta ka bindur ata që duhet gjetur sa më shpejtë një sulmues të ri, që do të plotësonte boshëllëkun me largimin e Nejmar.