Austriaku Leçner bylbyli kryesor në takimin Milan-Shkëndija

Arbitri austriak Harald Leçner do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e parë “play-off” të Liga Europa midis Milanit dhe Shkëndijës, shkruan “infOSport.mk”.

35-vjeçari është arbitër i FIFA-s që prej vitit 2010.

Pjesë e stafit të dërguar nga UEFA për ndeshjen Milan-Shkëndija do të jetë gjithashtu edhe një shqiptar.

Sokol Jareci, ish-arbitër i njohur në Shqipëri, është përzgjedhur si vëzhgues i arbitrave të këtij takimi, që do të zhvillohet në “San Siro” me datë 17 gusht me fillim në ora 20:45.

 

Leave a Reply