Super Kupë e çmendur italiane me shije “laciale” (VIDEO)

Lacio është fitues i Super Kupës së Italisë, pasi sonte në një ndeshje të çmendur të zhvilluar në “Olimpiko” mundi kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin me rezultatin 3:2, shkruan “infOSport.mk”.

Fituesi u vendos në  minutat shtesë të takimit, ndërsa nga minuta e 85-të deri në mbylljen e takimit u shënuan tre gola.

Ndryshe deri në ato momente Lacio po avansonte me rezultatin 2:0, falë dopietës së Çiro Immobile (32’ pen., 54’), që më pas te “Zonja e Vjetër” në skenë të dalë argjentinasi Paolo Dybala.

Sulmuesi “bardhë e zi” fillimisht në minutën e 85-të realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë, teksa në minutën e parë shtesë të takimit nga pika e bardhë, edhe për herë të dytë mposhti portierin shqiptarë të Lacios, Tthomas Strakosha.

Ky gol solli gëzim në mesin e tifozëve të Juves dhe në anën tjetër dëshpërim tek tifozët e Lacios, të cilët desh u çmendën vetëm pas dy minutave kur Murxhia shënoi golin e tretë për Lacion, pas një asisti të mrrekullueshëm nga ana e Xhordan Lukaku.

Falë këtij triumfi Lacio arriti që të barazohet me Juventusin në kuadër të ndeshjeve finale të Super Kupës, pasi në tre përballjet e deritanishme, Juventusi kishte triumfuar dy herë, edhe atë në vitet 2013 dhe 2015, ndërkohë Lacio kishte dalë fitues ndaj “Zonjës së Vjetër” vetëm në finalen e vitit 1998.

Leave a Reply