Nejmar, gol dhe asist në debutim me PSZH-në (VIDEO)

Futbollisti më i shtrenjtë në Botë, Nejmar, ka bërë një debutim ëndërrash me fanellën e Paris Sen Zhermenit, duke shënuar një gol dhe njëkohësisht duke asistuar në golin e dytë të Edison Kavanit, shkruan “infOSport.mk”.

Përveç kësaj Nejmar kishte një performancë të shkëlqyer në fushën e blertë në “Parkun e Princërve”, duke çuar në këmbë për disa herë tifozët parisien me driblimet dhe kryeveprat e tij që bënte përballë futbollistëve të skuadrës së Ggingamp, ndaj së cilës skuadër në fund Paris Sen Zhermeni shënoi fitore me rezultatin 3:0.

Megjithatë për avantazhin e parë të parisienëve në këtë ndeshje u përkujdes futbollisti kundërshtarë, Ikoko, me autogolin e realizuar në minutën e 52-të.

10 minuta më pas Edison Kavani pas një asisti të brazilianit Nejmar shënoi për 2:0, teksa në golin e tretë këta dy aktorë ndëruan rolet, kësaj rradhe me Kavanin asistues dhe Nejmarin realizues.

Ky i fundit duhet të mbetet i kënaqur me paraqitjen e tij, mbi të gjitha me fitoren e skuadrës së tij të re, që në dy xhirot e para ka realizuar dy fitore dhe aktualisht ndanë pozitën e parë në renditje, bashkë edhe me Lionin, Monakon, Marsejën dhe Sente Etien, që të gjitha këto skuadra me nga 6 pikë.

Leave a Reply