Kur Alimi shënon ndaj Vardarit, Shkëndija nuk njeh disfatë (VIDEO)

Armend Alimi është një emër me fat për Shkëndijën, kur janë në pyetje ndeshjet ndaj rivalit të madh, Vardarit, shkruan “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë e dëshmojnë të dhënat statistikore, sa u përket golave të shënuar nga ana e mesfushorit kumanovarë në përballjet ndaj skuadrës shkupjane.

Alimi në 17 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Shkëndijës ndaj Vardarit ka shënuar 3 gola, prej të cilave në dy ndeshje skuadra tetovare ka dalë fitues, ndërsa një përballje ishte mbyllur me barazimin 1:1.

Ishte ajo përballja e 17 prillit të vitit 2016-të e zhvilluar në Shkup, ndërsa në një ndeshje tjetër që Alimi i kishte shënuar Vardarit, kishte qenë ajo e 24 shtatorit të vitit 2014-të, në kuadër të Kupës së Maqedonisë, kur Shkëndija në Tetovë kishte shënuar fitore me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

29-vjeçari Alimi pjesë e Shkëndijës është nga 24 korriku i vitit 2014-të, kur në Tetovë erdhi nga skuadra qipriote e Ermis. Ai që nga atëherë me fanellën e Shkëndijës ka zhvilluar plotë 104 ndeshje, duke realizuar edhe 20 gola.

 

Leave a Reply