Një ndër futbollistët më paqësor që njeh bota e futbollit, Rikardo Kaka është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Ligës Amerikane të Futbollit midis Nju Jork Red Bulls dhe Orlando Siti, në të cilën ndeshje vendasit e Red Bulls shënuan fitore me rezultatin 3:1.
Kartoni i kuq i brazilianit të Orlando Siti, Rrikardo Kaka ngriti shumë pluhur dhe dyshime, pasi një gjë të tillë ai nuk e meritoi, por vetëm për shkak gabimit të bërë nga VAR.
Teknologjia e futbollit këtë herë nuk e ka interpretuar mirë sjelljen e brazilianit Kaka në fushën e lojës.
Pas një sherri mes futbollistëve, Kaka nga mbrapa i vendosi duart në fytyrë futbollistit kundërshtarë, Kollin, me të cilin braziliani ka një miqësi të vjetër. Një gjë e tillë vërehet edhe nga video pamjet, pasi që të dy buzëqeshin, ndërsa pas gjithë asaj rrëmuje arbitri kryesor i takimit kërkoi ndihmën e teknologjisë për sherrin e krijuar, me ç’rast më pas nxorri kartonin e kuq për të ndëshkurar brazilianin, Kaka.
Gjithë këtë situatë Kaka e pranoi me një buzëqeshje, ndërsa edhe përkundër tentativave të tij bashkë me Kollin për të bindur arbitrin kryesor, se gjithë ajo mes tyre ishte një shaka, një gjë e tillë nuk ndryshoi vendimin e marrë, por që me siguri shkaktoi shumë polemika në Amerikë.