Husein Demiri: I kënaqur me golin, luajtëm më mirë në pjesën e dytë!

Husein Demiri ishte heroi i FC Shkupit në ndeshjen e parë sezonale në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, pasi me supergol nga 30 metra ia bëri “përhajr” debutimin në elitë skuadrës së Akademija Pandevit.

Në një prononcim enkas për portalin tonë, Huseini shprehet i kënaqur me golin, ndërsa jep edhe vlerësimin për ndeshjen në përgjithsi.

“I lumtur për golin. Sulmuesit janë çdo herë në kërkim të golit, pamarëparasysh se nga cili pozicion dhe posaçërisht kur je duke humbur. Gjithsesi ajo është moment, vendosshmëri, normal edhe vetëbesim”, shprehet Huseini enkas për “InfOSport.mk, duke vazhduar më tej për të folur edhe për ndeshjen.

“Sa i përket lojës mendoj se pjesa e parë ishte me baraspesh nga të dyja ekipet, ndërsa në të dytën mendoj që treguam lojë më të mirë edhe pse pranuam gol në momentet më të mira tonat. Mendoj që arbitri duhej të referonte goditje të lirë për ne, por sidoqoftë ne nuk u dorëzuam si ekip dhe në fund barazuam. Kishim edhe disa raste të mira, por mungonte pasi final”, përfundon Huseini.

Kujtojmë që ky ishte goli i parë i Huseinit për sezonin e ri dhe i pesti në total me fanellën e Shkupit. /InfOSport.mk

Leave a Reply