Goli i shënuar në ndeshjen e së shtunës ndaj Vardarit ishte goli numër 20-të për Armend Alimin i shënuar me petkun e Shkëndijës, pjesë e së cilës skuadër është që nga korriku i vitit 2014, shkruan “infOSport.mk”.
Alimi shënoi golin e parë në ndeshjen e së shtunës ndaj Vardarit, duke paralajmëruar fitoren e Shkëndijës, që në fund e mbylli ndeshjen me fitoren e pastërt 2:0.
Një ndeshje një gol për Alimin në sezonin e ri futbollistik në elitën e futbollit vendor, ndërsa rikujtojmë që mesfushori kumanovarë realizoi gol edhe në ndeshjen e turit të parë eliminatorë të Liga Evropa ndaj Daçias, në transfertë kur Shkëndija kishte shënuar fitore me rezultatin 4:0.
Alimi sezonin e kaluar në 31 ndeshje kampionale realizoi 6 gola, ndërkohë në sezonin 2015/2016 në 30 ndeshje kishte prekur shifrën e 9 golave të shënuar. Më së paku gola brenda një sezoni, 29-vjeçari Alimi kishte realizuar në sezonin 2014/2015, kur në 26 ndeshje kishte realizuar vetëm 3 gola.
Rikujtojmë Alimi pjesë e Shkëndijës është nga 24 korriku i vitit 2014-të, kur në Tetovë erdhi nga skuadra qipriote e Ermis.