FFM mendon për Shkëndijën dhe Vardarin, shtyen takimet e tyre të kupës

Shkëndija dhe Vardari takimet e tyre të 1/16 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë nuk do ti zhvillojnë me 16 gusht, por të njëjtat do ti zhvillojnë dy javë më pas (30 gusht).

Një vendim të këtillë morrën nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, për të ju dalë në ndihmë dy skuadrave përfaqësuese të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.


MËSO MË SHUMË PËR NDESHJET TJERA TË 1/16 SË FINALES


Edhe Shkëndija, edhe Vardari me 17 dhe 24 gusht do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të fazës “play-off” të Liga Evropa. Shkëndija në këto dy përballje do të luaj ndaj gjigandëve të Milanit, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojë në transfertën në “San Siro”, teksa Vardari do të përballet me gjigandët e Fenerbahçes, skuadër kjo e cila do të luaj ndeshjen e parë në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup.

Sa u përket ndeshjeve tjera, të gjitha ato do të zhvillohen në datën e paraparë, 16 gusht, me përjashtim të Rabotniçkit që është i liruar në këtë fazë të Kupës.

 

Leave a Reply