Demiri me super gol i siguron barazimin Shkupit

Shkupi e ka nisur me barazim sezonin e ri në elitën e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu në stadiumin e Çairit barazuan 1:1 në përballjen ndaj skuadrës së re në LPFM, Akademia Pandev.

Shkupi edhe përkundër dominimit gjatë pjesës së parë, nuk arriti që të gjejë rrugën e duhur drejt golit të mysafirëve, të cilët në minutën e 11-të qëlluan shtyllën e portës së vendasve me anë të Atanasov.

Në pjesën e dytë ishin mysafirët, ata të cilët të parët shënuan me anë të Doriev në minutën e 77-të, teksa një pikë Shkupit i siguroi Husein Demiri me një super gol të realizuar në minutën e 89-të.

Ky gol solli mjaft gëzim në mesin e tifozëve vendas, të cilët edhe njëherë tjetër ishin futbollisti i 12-të i skuadrës së Shkupit, që në javën e dytë do të luaj kundër Shkëndijës, sërish në stadiumin e Çairit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply