Kapiteni i Vardarit, Boban Grnçarov, të shtunën (12 gusht) festonte ditëlindjen e tij të 35-të, që në fund nuk rezultoi aq e këndshme, pasi mbrojtësi i skuadrës shkupjane në fund me ekipin e tij kokëulur u larguan nga Tetova, shkruan “infOSport.mk”.
Vardari u mund me rezultatin 2:0, duke bërë që sezonin e ri të mos e nisin në mënyrën më të mirë.
Grnçarov në orët e vona të mbrëmjes festoi me disa miq të tij të ngushtë ditëlindjen e tij, ku sërish nuk mungoi kënga e tij e preferuar, mirëpo kësaj rradhe pa fare asnjë provokim brenda saj, pasi përgjigjen e duhur bashkë me ekipin e tij, kapiteni i Vardarit e morri në fushën e blertë në Tetovë, ku Shkëndija thjeshtë mbiluajti skuadrën shkupjane në çdo aspekt.