Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka zbuluar formacionin me të cilin do të zbres në fushë në përballjen derbi ndaj Vardarit.
Tekniku “kuq e zi” do të luaj me formacionin më të mirë që ka për momentin në disponim, ku pa dyshim se e gjithë vëmendja do të përqëndrohet te super dyshja Ferhan Hasani –Besart Ibraimi, të cilët me sukses udhëhoqën skuadrën e tyre edhe deri në fazën “play-off” të Liga Evropa.
Pa dyshim nuk duhet harruar këtu edhe Radeskin dhe Zhuniorin, të cilët gjithë së bashku do të përbëjnë pjesën ofenzive, teksa në mbrojtje do të jetë katërshja Bejtullai, Cuculi, Todorovski dhe Çelikoviç.
Në portë Osmani i ka besuar Kostadin Zahov, teksa në qendër të mesfushës do të jenë Enur Totre dhe Armend Alimi.