Shkëndija e nisi sezonin me fitore 2:0 ndaj rivaleve për titullin e kampionit, Vardarit. Pas ndeshjes, kapiteni Ferhan Hasani është shprehur i kënaqur me lojën e treguar të skuadrës së tij dhe për fitoren ndaj skuadrës kampione.
“Filluam shumë mirë. I lamë anash duelet me Milanin dhe gjithë koncentrimin e kishim te Vardari. E filluam sezonin ashtu siç dëshironim, me fitore ndaj Vardarit. Kapëm ritmin që në fillim të ndeshjes dhe deri në fund erdhëm te tri pikët e dëshiruara. Arritëm që t’i lëmë emocionet anash dhe fituam”, është shprehur kapiteni i Shkëndijës, Hasani.
Shkëndija e Tetovës të enjtën do të luaj në transfertë ndaj Milanit në “San Siro” në kuadër të plej of-it në Liga Evropa, ndërsa në xhiron e dytë të LPFM-së do të takohet me Shkupin në Çair.