Fanellat e reja i kanë sjellë fat Shkëndijës, pasi skuadra tetovare në ndeshjen e sotme derbi ndaj rivalëve kryesor për titull, Vardarit, shënoi fitore të pastërt 2:0.
Shkëndija në ndeshjen e parë të sezonit të ri, u paraqit me fanellat e reja të përpunuara nga prodhuesi i veshjeve sportive “Macron”.
Kompania italiane në bashkëpunim me përfaqësues të klubit ditë më parë dizajnuan modelin e ri të fanellave zyrtare, edhe atë me ngjyrat tradicionale “kuq e zi”, me të cilat u paraqitën sot ndaj kampionëve të fuqi të Vardarit, si dhe me ngjyrën e bardhë, fanella këto me të cilët do të luaj në ndeshjet si mysafir. Varësisht nga ngjyra e fanellave të kundërshtarit.