Pronari i Shkëndijës së Tetovës, Lazim Destani rrallë herë shihet në tribunat VIP për të ndjekur ndeshjet e skuadrës së tij në Ligën e Parë të Maqedonisë. Por kësaj radhe para udhëtimin drejt Milanos, Destani ishte prezent në tribuna, ku ndjeki mega –derbin ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit, ku skuadra e tij, dominoi dhe regjistroi fitore me rezultat 2:0.
Në tribunën e stadiumit të qytetit në Tetovë ishte prezent edhe seleksionuesi i përfaqësues së Maqedonisë, Igor Angellovski, me këtë të fundit që ndjek shumicën e ndeshjeve kampionale e posaçërisht ato derbi.