Përforcimi më i bujshëm i Milanit gjatë merkatos së verës, Leonardo Bonuçi të enjten (17 gusht) ndaj Shkëndijës në “San Siro” do të bëjë debutimin në një ndeshje zyrtare me fanellën e Milanit.
Ish juventini do të jetë titullarë në këtë ndeshje, ndërsa gjithashtu do të bartë edhe shiritin e kapitenit.
Në historikun 118-vjeçar të klubit milanez, vetëm dy futbollistë kanë pasur nderin për të udhëhequr skuadrën me shiritin e kapitenit që në debutimin e tyre. Ata ishin Ddejvid Alison, një ndër themeluesit e klubit dhe Xhuzepe Meaca, emrin e të cilit e mban edhe stadiumi në të cilin luajnë Interi dhe Milani.
Rikujtojmë ndeshja e parë e fazës “play-off” të Liga Evropa midis Milanit dhe Shkëndijës në “’San Siro” do të zhvillohet me datë 17 gusht, teksa një javë më pas në “Telekom Arena” në Shkup në program do të jetë ndeshja e kthimit.